Elbasan: I moshuari gjendet i pajetë dhe i gjakosur në rrugë

Prishtinë | 29 Gus 2026 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Një person i moshuar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një rrugë pranë Markatës së Elbasanit.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja është raportuar rreth orës 10:00, pasi i moshuari është gjetur i shtrirë në rrugë dhe i gjakosur, shkruan tch, transmeton Klankosova.tv.

Nga të dhënat e para dyshohet se ai është rrëzuar teksa po lëvizte me biçikletë.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Të ngjashme