Mulhaxha-Kollçaku kritikon opozitën: Duam seancë, thonë, e pastaj “nuk rrimë në sallë”

Prishtinë | 31 Gus 2026 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar ndaj deputetëve të opozitës, duke i kritikuar për qëndrimin e tyre gjatë punës së Kuvendit.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Mulhaxha-Kollçaku ka ironizuar kërkesën e opozitës për mbajtjen e seancave, duke thënë se, sipas saj, deputetët opozitarë kërkojnë seancë, por më pas nuk qëndrojnë në sallë.

Postimi i plotë:

“Çdo ditë,

‘Duam seancë’, thonë.

E pastaj,

‘Nuk rrimë në sallë’???!!!!

E pabesueshme, por e vërtetë. 😱

P.S: Nuk ka rrugë të mesme. Kah jeni nis?”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme