Rritet numri i bizneseve të reja, 1.092 ndërmarrje u regjistruan në korrik

Prishtinë | 01 Sht 2026 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Vetëm në muajin korrik janë regjistruar 1 092 ndërmarrje të reja.  Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), është një rritje prej 45 për qind krahasuar me muajin qershor dhe 20.4 për qind më shumë se në korrik të vitit të kaluar.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij mujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 356 (22.5%), Prodhim me 166 (10.5%), Ndërtimtari me 159 (10.0%), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 147 (9.3%), etj.

Në kategorinë “Mikro Ndërmarrje” (0 deri në 9 të punësuar) janë gjithsej 1 563 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Vogla” (10 deri 49 të punësuar) janë gjithsej 18 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Mesme” (50 deri 249 të punësuar) janë gjithsej 2 ndërmarrje. Kurse në kategorinë “Ndërmarrje të Mëdha“ (250+), nuk kemi ndërmarrje të regjistruara këtë muaj.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të rajoneve:

Rajoni i Prishtinës prinë me 738 ndërmarrje të regjistruara (46.6%),

Rajoni i Prizrenit me 169 (10.7%),

Rajoni i Ferizajt me 156 (9.9%),

Rajoni i Pejës me 152 (9.6%),

Rajoni i Mitrovicës me 130 (8.2%),

Rajoni i Gjilanit me 122 (7.7%), dhe Rajoni i Gjakovës me 116 (7.3%).

Në anën tjetër, gjatë muajit korrik janë shuar 109 ndërmarrje, duke treguar se, pavarësisht rritjes së fortë të regjistrimeve, një pjesë e bizneseve kanë ndërprerë aktivitetin e tyre.

Të ngjashme