Ymeri: Kurti është argat i mafisë energjetike, nuk ia votoj zgjatjen e pushtetit të tij

Prishtinë | 01 Sht 2026 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka thënë se Albin Kurti është “argast i mafisë energjetike”.

Kështu ajo ka thënë se nuk e voton Bekim Sejdiun për President që do t’ia zgjaste pushtetin Albin Kurtit.

“Një kryeministër si Albin Kurti është argat i mafisë energjetike. Edhe sot, me gjithë pasojat për pozitën time brenda partisë, vendos të mos e votoj zgjatjen e pushtetit të tij. Pushtet i komprometuar dhe antikombëtar. Kandidati për President, në anën tjetër, nuk kishte as profil e as pavarësi që të sillte balancë pushteti dhe forcë ndaj kapjes nga Vetëvendosja. Shpresë ka kur njerëzit vendosin për një të ardhme më të mirë, dhe kjo ditë duhet të jetë e tillë. Do të qëndrojmë për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Për Republikë‌n tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme