Kadaj: Pas bllokadës, Kurti ka legjitimitet të plotë t’u kërkojë qytetarëve 80 deputetë

Prishtinë | 01 Sht 2026 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Këshilltarja e ish-presidentes, Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar pas deklarimeve të disa deputetëve të LDK-së se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kadaj-Bujupi e ka cilësuar si “destruktivitet” qëndrimin e LDK-së dhe partive të tjera ndaj kandidaturës konsensuale.

“Pas destruktivitetit të treguar nga LDK-ja dhe partitë e tjera, që po kulmon me mosvotimin e një kandidati konsensual, aq shumë të kërkuar dhe të propozuar nga vetë LDK-ja, Albin Kurti ka legjitimitet të plotë që në zgjedhjet e ardhshme t’u kërkojë qytetarëve 80 deputetë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka shtuar se nëse konsensusi kërkohet vetëm për t’u refuzuar kur arrihet, atëherë, sipas saj, kërkesa për një mandat që do ta tejkalonte këtë bllokadë është e arsyeshme.

Të ngjashme