“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Mitrovicë, ora e lirisë për çlirimtarët

PrintIM
Prishtinë | 02 Sht 2026 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka vendosur edhe në Mitrovicë “Orën e Pritjes”, e cila ka nisur numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësuesit e “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me qytetarë të shumtë, raporton klankosova.tv.

Pas nisjes së “Orës së Pritjes”, në Mitrovicë u shpalos edhe baneri gjigant me mesazhin:

“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”

Nga Mitrovica u përcoll edhe një herë mesazhi se Kosova po pret drejtësi dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Aktivitetet e “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarët ftohen të bashkohen në mbështetje të çlirimtarëve dhe luftës së drejtë të UÇK-së.

Të ngjashme