Arrestohen tre persona në Skenderaj, u sekuestrohet marihuanë

Prishtinë | 02 Sht 2026 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e tre personave në Skenderaj, të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 1 shtator 2026, rreth orës 21:00, në rrugën “28 Nëntori”.

Gjatë kontrollit te tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, policia ka gjetur dhe sekuestruar një substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 11.9 gramë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme