Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se ekzistonte një shans për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë , ndërsa Kievi tha se priste një “dinamikë të re” në përpjekjet për paqe.
Putin, duke folur në një forum ekonomik në Lindjen e Largët të Rusisë, tha se një numër vendesh, përfshirë SHBA-në dhe Kinën, ishin të gatshme të mbështesnin një zgjidhje paqësore.
Megjithatë, në fund të fundit, problemi duhet të zgjidhet nga vendet e përfshira në konflikt – Rusia dhe Ukraina”, tha ai, shkruan Reuters.
“Jemi mirënjohës për të gjithë ata që përpiqen të kontribuojnë në një zgjidhje. A ka ndonjë shans? Sipas mendimit tim, po, ka”.
Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha u tha gazetarëve në Kiev: “Unë besoj se tani do të kemi një dinamikë të re në përpjekjet për paqe, me rikthimin e kësaj faze aktive të angazhimit politik dhe diplomatik në shumë kryeqytete anembanë botës”.
Ai nuk dha më shumë detaje, duke u thënë gazetarëve të “ndjekin lajmet”.
Pas katër vitesh e gjysmë të konfliktit më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore, është e rrallë që secila palë të ofrojë një vlerësim optimist të perspektivave të paqes.