Bllokada institucionale “godet” ekonominë

Prishtinë | 04 Sht 2026 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Krizat e njëpasnjëshme politike në periudhën e fundit tashmë kanë reflektuar edhe në ekonominë e vendit.

Inflacioni prej 6.5%, mungesa e investimeve të huaja si dhe zhvendosja e veprimtarisë se shumë bizneseve në vendet e rajonit janë disa prej çështjeve që thuhet se ka shkaktuar bllokada institucionale.

Në Aleancën Kosovare të Bizneseve thonë se përgjatë dy viteve të krizës institucional ekonomia pësoi humbje rreth 2 miliardë e euro. Sipas kryetarit, Agim Shahini nëse kjo krizë vazhdon humbjet do të thellohen.

“Bllokada institucionale tash dy vjet është humbja me madhe për shtetin e KS në aspektin ekomomik diplomatik që pas pavarësisë. nëse e vlerësojmë humbjen Ekonomike vetëm nga plani rritjes 800 milionë kanë humbe por nga instalimet e tjera që kane mundur të jenë kane plus 1 miliardë prandaj mund te themi qe mos funksionimi i institucioneve shtetërore kap vlerën rreth 2 miliardë euro për këto dy vite që ne kmi humbur mbështetje nga be ..nga planet tjera që ka pas faktori ndërkombëtarë për ks përfshirë dhe ShBA. Bizneset po ikën jashtë ks vetëm ne 2025 stoku i investime te ks ne Shqipëri ka shku rreth 700 milionë”, tha Shahini për rtv21

Prodhuesit ndërkaq ankohen se bllokada institucionale e cila ka rënduar ekonominë ka ndikuar si në prodhim ashtu edhe në shitje. Nehat Geci prodhues i bllokave të ndërtimit thotë se nga mos shitja e produkteve u janë bllokuar rreth gjysmë milionë euro.

“Kriza jo vetën tek ne por ka ndikua ne secilën sferë te prodhimit. Në rast se vazhdon ne kemi krijuar stoqe te pafundme nëse vazhdon kështu na duhet ta ndërpremë para kohe prodhimin se s’kemi vend për produkte, në prodhim dhe shitje ka ndiku. Rreth gjysmë milionë euro janë stoqe te krijume-bllokume”, deklaroi Geci.

Bllokada institucionale pritet të ndikojë edhe në prodhimin e energjisë elektrike, kjo pasi siç është raportuar më 4 tetor skadojnë licencat e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B” ndërsa Bordi i ZRRE-së nuk ka kuorum për t’i vazhduar ato. Ndërkohë për plotësimin e pozitave në këtë bord Kuvendi duhet të jetë funksional.

ZRRE-ja tha për RTV 21 se pa vazhdimin e licencave, Korporata Energjetike e Kosovës nuk ka bazë ligjore për të vazhduar prodhimin.

Bazuar në këtë ekonomisti Lekë Musa, thotë se në rast se vazhdon bllokada institucionale do të rrezikohet edhe sektori i energjisë.

“Natyrisht që bllokada institucionale sidomos këtyre qe merren me licencimin do ata rrezikojë shumë sektorin e energjisë do jetë barrë shtese duke pasur parasysh një fragjilitet te termocentraleve në Ks..”.

Sipas Musës pasojat e bllokadës institucionale në Ekonominë e vendin janë të jashtëzakonshme teksa thekson se inflacioni dhe vakumi institucional ka krijuar paqartësi të mëdha jo vetëm tek investitorët e huaj por edhe në vetë investimet vendore të cilat, sipas tij, janë tkurrur.

Nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave, Kosova e mbylli vitin 2025 me një rritje ekonomike 3.85% shifër kjo më e ulët sesa në vitin 2024 kur rritja ishte rreth 4%, teksa parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës janë që, këtë vit, rritja ekonomike të arrijë në 4.1 për qind.

Të ngjashme