Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, edhe pas përfundimit të eksperiencës së tyre televizive.
Çifti po e shijon lidhjen e tyre larg kamerave, ndërsa momentet e tyre të përbashkëta vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e fansave, shkruan IndeksOnline.
Së fundmi, në një video të publikuar në rrjetet sociale, Luizi shihet teksa kalon rrethojat për t’iu afruar Kiarës, e cila ishte duke shijuar një kafe në një kafiteri.
Pa u menduar gjatë, Luizi shkon drejt saj dhe i dhuron një puthje, në një moment të ëmbël që tregon edhe një herë afërsinë mes tyre.
Gjesti romantik nuk ka kaluar pa u komentuar nga ndjekësit, të cilët prej kohësh i kanë ndjekur me interes momentet e çiftit, si gjatë ashtu edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania