Të premten në Drenas është arrestuar një i mitur që dyshohet t’i ketë therur dy të mitur të tjerë.
Policia ka njoftuar se viktimat janë dërguar për tretman në QKUK, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti kishte therë me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur”,
“Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.