Dmth, LVV-ja po e shkelka jo vetëm afatin kushtetues 30-ditor nga certifikimi i rezultateve… POR edhe afatin dhe interpretimin e tyre kushtetues (30 ditë shtesë!).
Pa, pa, pa, pa… çfarë trimash. Aq të fortë saqë jo vetëm Kushtetutën, por edhe rregullat e veta i shkelin.
Njerëz me mentalitet të dhunimit dhe shkeljes së kushtetutës dhe ligjive e sponzorizues të anarkisë. Ujqi të vjetër të paligjësisë e gjenerimit të krizave si hobi politik.
E disa po thonë.. “duhet me zgjedh presidentin etj…” Mosni more, se marre është me folë ashtu. Si me vazhdu kështu pa rregulla, ligje e pa kushtetutë? A e dini ju sa gjaku është derdhur e sa investimi është bërë nga SHBA e BE për me pas shtet ligjor, kushtutë e institucione normale, legale?
Këta njerëz duhet me u hetu për shkelje të Kushtetutës, ligjeve, vendimeve të gjykatave dhe rregulloreve.. pikë. E kur të konfirmohen shkeljet, me u dënu rëndë për ato që i kanë ba.
Nëse ne pranojmë, ose e mbyllim njërin sy, për shkelje të Kushtetutës, të ligjeve, të vendimeve të gjykatave… nuk ka ma shtet aty.
Shteti pa zbatim të ligjit dhe me shkelje kaq serioze nuk është as shtet fare.