Fëmija bie nga vetura në lëvizje në Gjermani, përplaset më pas nga ambulanca

Prishtinë | 06 Sht 2026 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Një fëmijë një vjeç e gjysmë është lënduar rëndë në një aksident në Castrop-Rauxel, Gjermani.

Sipas policisë gjermane, fëmija hapi papritur derën e veturës gjatë lëvizjes dhe ra në rrugë.

Një autoambulancë që po lëvizte menjëherë pas saj tentoi ta shmangte, por nuk arriti dhe e goditi fëmijën, shkruajnë mediat gjermane.

Fëmija u dërgua me urgjencë në spital me lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetën.

 Ende nuk dihet nëse fëmija nuk ishte siguruar siç duhet apo kishte arritur ta hapte vetë rripin e sigurimit.

Edhe ekipit të autoambulancës iu ofrua mbështetje psikologjike pas ngjarjes.

Të ngjashme