Mbi 200 aksidente gjatë gushtit në Ferizaj, shënohet rënie krahasuar me vitin e kaluar

Prishtinë | 07 Sht 2026 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Gjatë muajit gusht, në rajonin e Ferizajt janë raportuar gjithsej 256 aksidente në komunikacionin rrugor, duke shënuar rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Policisë Rajonale të Ferizajt, nga 256 aksidentet e regjistruara gjatë gushtit: 1 aksident ka qenë fatal, ku ka humbur jetën një person; 110 aksidente kanë qenë me lëndime, ku janë lënduar 158 persona; 145 aksidente kanë qenë me dëme materiale.

Në gushtin e vitit 2025, në këtë rajon ishin raportuar gjithsej 302 aksidente, prej të cilave 110 me lëndime, ku ishin lënduar 149 persona, ndërsa 192 aksidente kishin përfunduar vetëm me dëme materiale.

Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve këtë vit ka shënuar rënie prej 15.2 për qind.

Në anën tjetër, gjatë muajit gusht 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 8 mijë e 238 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion. Në të njëjtin muaj të vitit 2025 ishin shqiptuar 8 mijë e 20 gjoba.

Kështu, këtë vit është shënuar rritje prej 2.7 për qind e numrit të gjobave të shqiptuara.

Të ngjashme