Edhe 8 ditë kanë mbetur deri tek vendimi final ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Më 16 shtator, Haga do të japë verdiktin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Për këtë u diskutua edhe në Programin e Mëngjesit.
Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, tha se pret vendim lirues.
“Kosova nuk mund të barazohet me Serbinë. Krerët tanë dhe presidenti nuk mund të barazohet me Millosheviqin, anise ai vdiq dhe shkoi pa e marrë një vendim gjyqësor dhe juridik, bile që e shpëtoi Serbinë që mos të dënohet për gjenocid”, deklaroi Haradinaj.