Konfiskohen pesë furgona dhe një kamion në Ferizaj, dyshohet se transportonin dru pa dokumentacion

Prishtinë | 08 Sht 2026 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2026”, ka ndërmarrë një aksion në Ferizaj për parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të kundërligjshëm të masës drusore.

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve të realizuara nga njësitet policore në Ferizaj janë ndaluar dhe konfiskuar pesë furgona dhe një kamion, të cilët dyshohet se transportonin dru pa dokumentacion të rregullt.

“Gjatë kontrolleve të realizuara nga njësitet policore në Ferizaj, janë ndaluar dhe konfiskuar pesë furgona dhe një kamion, të cilët dyshohet se transportonin dru pa dokumentacion të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Për rastet janë njoftuar edhe zyrtarët kompetentë të Agjencisë së Pylltarisë së Kosovës, ndërsa masa drusore është konfiskuar.

“Për rastet në fjalë janë njoftuar zyrtarët kompetentë të Agjencisë së Pylltarisë së Kosovës, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtejme në përputhje me kompetencat dhe legjislacionin në fuqi dhe masa drusore është konfiskuar”, njofton Policia.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.

“Policia në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, do të vazhdojë kontrollet dhe veprimet operative me qëllim të mbrojtjes së pasurisë pyjore dhe parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme