Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka reaguar pas glorifikimit që i është bërë në Serbi figurës së Ratko Mlladiqit dhe organizimit shtetëror për ceremoninë e varrosjes së tij.
Kallas ka thënë se pajtimi në rajon s’mund të ndodh duke nderuar autorët e krimeve.
“Lavdërimi publik që i bëhet një krimineli lufte të dënuar në Beograd është një fyerje ndaj kujtimit të viktimave, familjeve të tyre dhe të gjithë atyre që vuajtën gjatë konflikteve në Ballkanin Perëndimor.
Pajtimi i vërtetë nuk mund të ndërtohet mbi revizionizmin, mohimin e gjenocidit apo nderimin e autorëve të krimeve.
Rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian kërkon një angazhim të qartë ndaj vlerave themelore evropiane dhe të vërtetës historike.
Nuk ka vend në Evropë për lavdinë e kriminelëve të luftës”, ka shkruar Kallas.