Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ai është shfaqur me një pako me vezë dhe një pulë, ndërkohë në shkallët e hyrjes së Kuvendit ka ndërtuar disa fole prej kashte.
Në vezë ai ka shënuar VV, për lëvizjen Vetëvendosje.

