Festivali i Teatrove në Suharekë, këtë vit shënon edicionin e tij të VII-të, duke sjellë pesë netë të pasura me art skenik dhe diversitet kulturor.
Mbrëmja u hap me shfaqjen “Art” nga Teatri Kombëtar i Kosovës, me regji të Bashkim Ramadanit, e cila mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, nga ora 19:00.
Nga 09 deri më 13 shtator 2026, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë pesë shfaqje teatrore nga trupa të njohura nga mbarë hapësira shqiptare.
Me karakter kombëtar, festivali këtë vit mirëpret Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrin Kombëtar të Shkupit, Teatrin e Gostivarit, Teatrin e Tetovës dhe Teatrin “Bekim Fehmiu” nga Prizreni – duke e kthyer Suharekën në një pikë takimi të pasionit për teatrin dhe bashkimit përmes artit.