Riho Terras takohet me shefin e UNMIK-ut: Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës për Kosovën

Prishtinë | 10 Sht 2026 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, është takuar me shefin e UNMIK-ut, Peter Due, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë.

Pas takimit, Terras ka thënë se, pas një ngërçi të gjatë politik, Kuvendi i Kosovës ka arritur të zgjedhë kryesinë, ndërsa sfida e radhës mbetet zgjedhja e presidentit të vendit.

“Pas një ngërçi të zgjatur politik, Kuvendi ka zgjedhur kryesinë e tij. Sfida e radhës dhe kryesore është zgjedhja e Presidentit”, ka shkruar Terras.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e stabilitetit politik dhe të dialogut ndërmjet komuniteteve në Kosovë, duke i cilësuar këto si elemente thelbësore për avancimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

“Stabiliteti i Kosovës dhe dialogu ndërmjet komuniteteve janë thelbësore për rrugën e saj drejt Evropës”, ka deklaruar raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Të ngjashme