Edhe tifogrupi nga kryeqyteti “Plisat” i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje sa më masive në “Marshin për Liri” që mbahet më 12 shtator në Prishtinë.
Në një njoftim për media të këtij tifogrupi thuhet se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër.
“Ishte një luftë çlirimtare e një populli që luftoi kundër një regjimi dhe një okupimi shekullor. Nuk ka gjykatë në botë që mund ta njollosë të drejtën e një populli për liri, e as vlerat e luftës sonë çlirimtare. Të shtunën, Plisat i bashkohen marshit për liri, duke mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare, të cilat i kemi bazë të identitetit tonë kombëtar.”, thuhet në njoftimin e “Plisave”.