Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se nesër s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e rënda.
“Për ditën e nesërme, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë”, njoftoi ministria.
Në njoftim thuhet se bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.