Aksidenti i rëndë në Lushnjë, njëri nga të lënduarit dërgohet në Spitalin e Traumës

Prishtinë | 10 Sht 2026 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

Policia e Lushnjës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në rrugën Lushnjë-Berat, ku janë përfshirë tri automjete.

Sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 16:45, ku drejtuesit e automjeteve janë të moshës 28, 33 dhe 59-vjeçare.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore, do të transportohet drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

E lënduar ka mbetur edhe një pasagjere./A2Cnn

Të ngjashme