Kryeministri kroat dënon nderimet për Mladiqin: Serbia po largohet nga vlerat evropiane

Prishtinë | 10 Sht 2026 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka dënuar veprimet e autoriteteve shtetërore të Serbisë lidhur me nderimin e Ratko Mlladiçit, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë.

Plenkoviç ka theksuar se Mlladiçi ishte gjithashtu një nga komandantët e Ushtrisë Popullore Jugosllave gjatë agresionit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit ndaj Kroacisë.

Sipas kryeministrit kroat, klima politike në një pjesë të shoqërisë serbe që drejton vendin tregon se këto modele sjelljeje janë shumë larg vlerave themelore evropiane.

Plenkoviç ka reaguar përmes një postimi në platformën “X”, duke bërë të ditur se pas reagimit të Kroacisë për nevojën e një reagimi nga institucionet më të larta evropiane, për këto zhvillime kanë reaguar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Të ngjashme