Arrestohet një person në Rahovec, i gjenden mbi 38 gramë marihuanë

Prishtinë | 13 Sht 2026 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në fshatin Opterushë të Rahovecit, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 shtator, rreth orës 21:10.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 11.04 gramë marihuanë, një grinder dhe dy pako rizlla.

Kontrolli më pas është kryer edhe në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe 27 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Opterushë, Rahovec 12.09.2026-21:10. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 11.04 gram, një grinder dhe dy pako rizlla. Pastaj në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe 27 gram substancë e dyshuar e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Të ngjashme