Zendaya dhe Tom Holland shfaqin unazat e martesës në Emmy 2026

Prishtinë | 15 Sht 2026 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Zendaya dhe Tom Holland tërhoqën vëmendjen në ceremoninë e Emmy 2026, ku u shfaqën së bashku dhe treguan unazat e tyre të martesës, disa muaj pas dasmës surprizë.

Zendaya, 30 vjeçe, e nominuar për aktoren më të mirë në një serial dramë për rolin e Rue në “Euphoria”, shkëlqeu me një fustan të mbuluar me kristale.

Ajo pozoi krah bashkëshortit të saj, ndërsa Holland, gjithashtu 30 vjeç, u pa duke mbajtur në dorë unazën e artë të martesës. Zendaya nuk arriti ta fitonte çmimin, i cili shkoi për Rhea Seehorn.

Çifti, me një pasuri të përbashkët të vlerësuar në 65 milionë dollarë (rreth 56 milionë euro), kanë pasur një vit të ngarkuar profesionalisht, me projekte si “Spider-Man: Brand New Day” dhe “The Odyssey”. Zendaya ka qenë gjithashtu pjesë e “The Drama” dhe pritet të rikthehet në “Dune: Part Three”.

Pas kësaj periudhe të ngarkuar, të dy kanë lënë të kuptohet se dëshirojnë një jetë më të qetë dhe më larg vëmendjes publike.

Zendaya ka folur për shqetësimin e saj lidhur me ekspozimin e fëmijëve të ardhshëm ndaj famës, ndërsa Holland ka thënë se karriera e tij në film mund të marrë fund kur të bëhen prindër, pasi dëshiron të përqendrohet te familja. /Telegrafi/

Të ngjashme