Trump e quan “qesharake” mundësinë që Kanadaja të bëhet anëtare e asociuar e BE-së

Prishtinë | 17 Sht 2026 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e cilësoi “qesharake” mundësinë që Kanadaja të bëhet anëtare e asociuar e Bashkimit Europian.

Duke folur me gazetarët mbrëmë, ai tha: “Shikoni, e gjithë çështja me Kanadanë është se Kanadaja ka qenë një partnere shumë e keqe tregtare”.

Duke e përshkruar një lëvizje të tillë, nëse ajo ndodh, si një “akt armiqësor”, Trump tha se do të vendoste “tarifa shumë serioze ose do të ndalonte tregtinë me Europën për shumë produkte”.

“Nëse është një qëllim i mirë, atëherë në rregull. Nëse është një qëllim i keq, do të vendosim tarifa shumë të larta ndaj Europës”, tha ai.

Të ngjashme