Milazim Thaçi, i mbijetuari i Masakrës së Izbicës, ka folur për dënimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai ka thënë se përveç tij, krejt Kosova është mërzit me dënimin e tyre.
‘’Atë ditë na kem tu prit për mirë, e na dul ndryshe. Me na i dënu çlirimtarët është diçka tepër mërzi e madhe. Po të kallëzoj drejt, jam mërzit kam kajt e më thirrshin, mos me thirrni hiç se s’du me fol. Jo veç unë, po edhe Broja, edhe Drenica edhe Kosova, kush është shqiptar, kush e ndjen vetën shqiptar, ata janë mërzit tanë. Po ça me bo, kish pas keqdashamirës shumë, bre zoti i marroftë’’, ka thënë ai në T7.