Ekonomia Online
FUNDIT

Ramë Lahaj dhe Kaltrina Mikushnica mes folësve të natës së shtatë të protestës “Jo në emrin tim”

Ramë Lahaj dhe Kaltrina Mikushnica mes folësve të natës së shtatë të protestës “Jo në emrin tim”

Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte për natën e shtatë me radhë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarëve do t’u drejtohen disa figura nga arti, media dhe rinia. Në mesin e folësve të mbrëmjes do të jenë tenori dhe veterani i luftës çlirimtare, Ramë Lahaj, si dhe gazetarja Kaltrina Mikushnica. Pjesë e programit […]

Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte për natën e shtatë me radhë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarëve do t’u drejtohen disa figura nga arti, media dhe rinia.

Në mesin e folësve të mbrëmjes do të jenë tenori dhe veterani i luftës çlirimtare, Ramë Lahaj, si dhe gazetarja Kaltrina Mikushnica.

Pjesë e programit do të jenë edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, studenti Endi Tahiri, artisti Isah Mustafa dhe nxënësi Gentian Selimi.Tubimi nis në ora 21:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vazhdojë me kërkesat e saj për drejtësi dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Të ngjashme