Raportohet se Vlora Hyseni i dorëzohet policisë së Shqipërisë në kufi me Kosovën

Prishtinë | 22 Sht 2026 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni iu dorëzohet autoriteteve shqiptare në kufi me Kosovën.

Hetimet e kanë çuar SPAK drejt drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të shoqëruar me pezullimin nga detyra.

Në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet se Hyseni po hetohet për veprat penale “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit hetimor”.

Kjo masë, nuk ka mundur dot të ekzekutohej pasi Vlora Hyseni ndodhej në një vizitë pune në Baku të Azerbajxhanit, ku merrte pjesë në një konferencë me drejtues të shërbimeve informative nga vende të ndryshme.

Për të njëjtën dosje, kontroll personal dhe në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, nën dyshimin se aty mund të gjendeshin prova dhe fakte me interes për hetimin, raporton TCH.

Deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës, personat ndaj të cilëve janë vendosur masa sigurie prezumohen të pafajshëm. /TCH

Të ngjashme