Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon për të shtatën natë në Prishtinë

Prishtinë | 22 Sht 2026 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Protesta “Jo në emrin tim” po vazhdon sonte për të shtatën natë me radhë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Tubimi ka nisur në orët e mbrëmjes, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vijojë me kërkesat e tyre për drejtësi dhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e folësve të kësaj mbrëmjeje janë tenori dhe veterani i luftës çlirimtare, Ramë Lahaj, si dhe gazetarja Kaltrina Mikushnica.

Pjesë e programit do të jenë edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, studenti Endi Tahiri, artisti Isah Mustafa dhe nxënësi Gentian Selimi.

Protesta “Jo në emrin tim” është zhvilluar për disa net radhazi në kryeqytet, me pjesëmarrësit që shprehin qëndrimet e tyre lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Të ngjashme