Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se gjatë drejtimit të veturës ka goditur një këmbësore.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 22 shtator 2026, rreth orës 13:00.
Policia bën të ditur se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia e shoferit, ndërsa këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti për “rrezikim të trafikut publik”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.