Vuçiq e promovoi takimin me Von der Leyen, reagon KE: Ishte i rastësishëm dhe i paparalajmëruar

Prishtinë | 23 Sht 2026 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ishte spontan dhe nuk ishte planifikuar paraprakisht, kanë konfirmuar zyrtarë të Komisionit Evropian.

“Ata u takuan rastësisht dhe shkurtimisht në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ishte një takim spontan, një nga rastet shumë të rralla të tilla, kështu që mendoj se nuk kemi asgjë për të shtuar përveç asaj që kam thënë tashmë. Takimi ishte shumë i shkurtër, spontan dhe asgjë më shumë se kaq”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ariana Podesta, në një konferencë për media.

Të ngjashme