Një i vdekur e dy të lënduar pas një aksidenti në Shqipëri

Prishtinë | 26 Sht 2026 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin Fushë-Krujë – Krujë, afër fshatit Kameras.

Në aksident janë përfshirë tri vetura të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana që po hetohen nga autoritetet, raporton Euronews.al.

Dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Nga hetimet e para dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia dhe lagështia në rrugë.

Të ngjashme