Aleanca ka paraqitur sot emrat e deputetëve të saj për 16 komisionet parlamentare.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, propozimet e kësaj partie janë bërë nga shefi i grupit parlamentar, Besnik Tahiri.
Aleanca ka propozuar një kryetar komisioni, ku deputeti Bekë Berisha është votuar për kryetar të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Propozimet e Aleancës:
- Në Komisionin për Buxhet është Teuta Haxhiu.
- Tek të drejtat dhe interesat e komuniteteve është Duda Balje.
- Në Legjislacion, Besnik Tahiri.
- Në Integrim Evropian, Time Kadriaj. Në Punë të Jashtme, Time Kadriaj.
- Në Arsim, Teuta Haxhiu.
- Në Ekonomi, Industri, Burim Ramadani.
- Në Mjedis, Ushqim e tjera Albana Bytyqi.
- Në Shëndetësi është Albana Bytyqi.
- Në Administratë Publike propozohet për zëvendëskryetare e parë Albana Bytyqi.
- Siguri, Mbrojtje, Burim Ramadani.
- Të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Duda Balje.
- Në Mbikëqyrje të Financave Publike, Burim Ramadani.
- Në Mbikëqyrje të AKI-së, kryetar Bekë Berisha.
- Në Kulturë, Turizëm, Sport, Bekë Berisha.
- Në Mirëqenie Sociale, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur propozohet deputetja Time Kadrijaj.