Kuvendi i Kosovës ka votuar sot formimin e 16 komisioneve parlamentare dhe përbërjen e tyre.
Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur propozimet e saj për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të 16 komisioneve parlamentare, tri prej të cilave do t’i drejtojë.
Propozimet janë prezantuar në seancën e sotme, nga shefi i deputetëve të PDK-së, Arian Tahiri, përcjell Klankosova.tv.
Propozimet e plota të PDK-së:
- Komisioni për Buxhet, zëvendëskryetar i parë Mërgim Lushaku, anëtar Ariana Musliu-Shoshi.
- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, Eman Rrahmani anëtar.
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Përparim Gruda dhe Blerta Deliu, anëtarë.
- Komisioni për Integrim Evropiane, Vlora Çitaku dhe Arian Tahiri, anëtarë.
- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Elmi Reçica, zëvendëskryetar i parë, Ariana Musliu-Shoshi, anëtare.
- Komisioni për Arsim, Enver Hoxhaj, kryetar. Sala Jashari, anëtare.
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, Arben Mustafa, kryetar, Mërgim Lushtaku, anëtar.
- Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, Eliza Hoxha dhe Fadil Demaku, anëtarë.
- Komisioni për Shëndetësi, Uran Ismaili, kryetar, Blerta Deliu, anëtare.
- Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Fadil Demaku dhe Ganimete Musliu, anëtarë.
- Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Rrahman Rama dhe Ganimete Musliu, anëtarë.
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, Artan Behrami, zëvendëskryetar i parë, Sala Jashari, anëtare.
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Altin Krasniqi dhe Eman Rrahmani, anëtarë.
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Besa Kabashi-Rama dhe Rrahman Rama, anëtarë.
- Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini, Eliza Hoxha dhe Artan Behrami, anëtarë.
- Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Personat e Pagjetur, Rrustem Mustafa, zëvendëskryetar i parë, Jakup Nura, anëtar.