Gjendet pa shenja jete një person në Jelloc të Klinës, policia nis hetimet

Prishtinë | 29 Sht 2026 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së martës, në fshatin Jelloc të Komunës së Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës rajonal i policisë për rajonin e Pejës.

“Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Rugova.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, theksoi ai.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe, sipas Policisë, mbetet nën hetim nga organet kompetente.

Të ngjashme