Kurti nuk përgjigjet pse projektligji për Dhomat e Specializuara nuk u fut në rend dite në mbledhjen e Qeverisë

Prishtinë | 30 Sht 2026 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti, nuk ka pranuar që të përgjigjet se pse nuk është futur në rend dite në mbledhje të qeverise projektligji për plotësim- ndryshimet për Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Ndryshe sot, PDK-ja ka mbledhur Grupin Parlamentar për të disktuar për këtë çështje.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka kritikuar mospërfshirjen në rendin e ditës në mbledhjen e Qeverisë projektligjin për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë të papranueshme dhe të pashpjegueshme.

Kurse, Rrahman Rama po ashtu deputet i kësaj partie ka thënë se për PDK-në, ky projektligj ëhstë priroritet.

Të ngjashme