Policia e Kosovës ka mbyllur dyert e Kuvendit të Kosovës, ndërsa deputetët dhe gazetarët kanë mbetur të bllokuar brenda objektit, raporton Ekonomia Online.
Të gjitha hyrjet e Kuvendit janë të bllokuara nga protestuesit, të cilët janë mbledhur përreth objektit pas moshedhjes në votim, në lexim të dytë, të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Për shkak të situatës së krijuar jashtë objektit, Policia e Kosovës ka marrë masa sigurie dhe ka mbyllur dyert e Kuvendit.
Në objektin e Kuvendit vazhdojnë të qëndrojnë deputetë dhe pjesëtarë të mediave, ndërsa jashtë tij protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë në të gjitha hyrjet.
