Enver Hoxhaj i bashkohet protestuesve në shesh

Prishtinë | 05 Tet 2026 | 22:26 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka dalë sonte në shesh për t’iu bashkuar protestuesve, pas zhvillimeve të fundit dhe tensioneve të krijuara gjatë protestës.

Hoxhaj, i cili më herët reagoi ndaj dhunës ndaj protestuesve, ka kërkuar që Policia të mos kthehet kundër qytetarëve.

“Mos e ktheni Policinë kundër qytetarëve! Protesta është e drejtë, dhuna ndaj protestuesve është e papranueshme”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ai është parë në mesin e protestuesve në shesh, duke iu bashkuar nga afër protestës.

Të ngjashme