Çitaku: Albin, eja në Kuvend, votoje ligjin – mos provoko

Prishtinë | 06 Tet 2026 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka ftuar kryetarin e Vetëvendosjes dhe njëherësh kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të shkojë në Kuvend për ta votuar ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, raporton Ekonomia Online.

“Albin, eja në Kuvend. Eja dhe ta votojmë ligjin. Mos nxit. Mos provoko. Mos e urdhëro Policinë të ushtrojë dhunë ndaj vajzave e djemve që sot janë në sheshe duke kërkuar drejtësi për një vepër që na dha lirinë”, shkroi ajo në Facebook.

Të ngjashme