Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti ka shpërndarë njoftimin për protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale, e cila do të mbahet në orën 12:00 në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Mijëra qytetarë pritet të mblidhen edhe sot para Kuvendit të Kosovës, ku do të kërkojnë votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.