Shpërthim me tritol në Tiranë, shënjestrohet makina e avokatit shqiptar

Prishtinë | 13 Tet 2026 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku objekt i sulmit ka qenë automjeti në pronësi të avokatit Idajet Beqiri.

Sipas Top Channel, automjetit dyshohet se i është vendosur tritol, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Mësohet se avokati Idajet Beqiri ndodhet jashtë vendit .

Nuk ka ende informacion të plotë mbi dëmet e shkaktuara apo mbi autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje.

Të ngjashme