Kamza është tronditur sot nga një krim i rëndë, ku ushtaraku 40-vjeçar Ngushellim Manzi ka vrarë me armë zjarri vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe ka lënë të plagosur rëndë Shefqet Ismailajn.
Ai është arrestuar nga policia, ndërsa i është sekuestruar edhe arma e zjarrit. Mësohet se autori, viktimat dhe i plagosuri kanë qenë fqinjë dhe se konflikti ka ardhur pas një sherri momental.
Autori, në momentet e para të arrestimit, nuk ka pranuar të bëjë asnjë deklaratë.
Top Channel bën me dije se viktimë ka mbetur Selam dhe Nazmi Islamaj
Ndërkohë, në spital, në gjendje të rëndë, ndodhet vëllai i dy viktimave.