Fondacioni Frutex & Golden Eagle ka ndarë mbështetje financiare mujore për familjen e 17-vjeçarit Fadil Balliu, i cili ka humbur të atin.
Sipas njoftimit, fondacioni do ta mbështesë familjen me 450 mijë lekë në muaj, me qëllim që t’i ndihmojë në përballimin e vështirësive pas humbjes së familjarit.
Kjo mbështetje synon të kontribuojë në mirëqenien e familjes dhe t’i ofrojë asaj ndihmë të vazhdueshme në këtë periudhë të vështirë.
Fondacioni Frutex & Golden Eagle, përmes kësaj ndihme financiare, po kontribuon në mbështetjen e familjes së të riut Fadil Balliu.
