Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), njofton fermerët se për Pagesat Direkte 2026 janë pranuar gjithsej 33,460 aplikime.
Shqyrtimi administrativ i aplikimeve dhe kontrollet në terren për sipërfaqet bujqësore kanë përfunduar.
Gjatë kësaj jave do të fillojë lëshimi i vendimeve dhe realizimi i pagesave për sipërfaqet bujqësore, paralelisht me publikimin e listave të përfituesve. Më pas do të vazhdohet me pagesat për skemat e tjera të mbështetjes.
Fermerët që kanë kultivuar grurë do të mbështeten për sipërfaqet e mbjella, plehun artificial dhe shpenzimet e naftës, sipas normave dhe shumave të mbështetjes të viteve të mëparshme.