Luis Enrique: Jam këtu për të folur për futbollin, jo për çështje tjera

Prishtinë | 19 Tet 2026 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, është pyetur për situatën e krijuar në Francë dhe rastet e dhunës, por ka preferuar të mos përfshihet në diskutime jashtë futbollit.

“Kam mendimet e mia shumë të qarta, por nuk jam personi që duhet të flasë për këtë çështje. Unë jam trajner futbolli”, deklaroi spanjolli.

I pyetur nëse situata në Francë mund të ndikojë në ndeshjen e tij, Enrique u përgjigj se kjo nuk e shqetëson aspak.

“Nuk jam askush për të folur për këtë temë. Jam këtu për të folur për futbollin. Është e qartë se nuk na pëlqen kjo lloj dhune, por kjo është shoqëria. Në rastin tim, duhet të qëndroj i përqendruar te futbolli”, përfundoi trajneri i PSG-së.

Të ngjashme