Parashikimi i motit për ditën e martë

Prishtinë | 20 Tet 2026 | 07:35 | Nga Ekonomia Online

Moti gjatë ditës së sotme në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa në pjesë të ndryshme të vendit priten reshje shiu.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 20 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Të ngjashme