28 personat e arrestuar në lidhje me protestën e dhunshme në Tiranë do të dalin sot para Gjykatës Penale të kryeqytetit, ku do të mbahet seanca për shqyrtimin dhe caktimin e masave të sigurisë ndaj tyre.
Arrestimet vijnë pas dhunës që kanë shoqëruar shtatë ditë protesta në kryeqytetin shqiptar, gjatë të cilave dhjetëra persona janë shoqëruar nga Policia.
Të arrestuarit dyshohen për përfshirje në veprime të kundërligjshme, përfshirë shkatërrimin e pronës dhe kundërshtimin me dhunë të efektivëve të policisë.
Gjatë protestave janë shënuar incidente dhe përplasje, ndërsa tashmë pritet që Gjykata të shqyrtojë rastet e të arrestuarve dhe të vendosë për masat e sigurisë që do të zbatohen ndaj tyre. /euronews/