Nënkryetarja Musmurati publikon pamjet e tri këndeve të renovuara të lojërave në Prishtinë

Prishtinë | 21 Tet 2026 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka publikuar pamje nga tri kënde të renovuara të lojërave në lagjen Bregu i Diellit, të cilat tashmë janë në dispozicion të fëmijëve dhe familjeve të kësaj lagjeje.

“Tre kënde të renovuara lojërash në Bregun e Diellit, e me punë të mira çdo ditë”, ka shkruar Musmurati.

Bëhet fjalë për këndet e lojërave në afërsi të shkollës “Ismail Qemali”, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” dhe në Rrugën B.

Sipas Musmuratit, Drejtoria e Parqeve dhe Hapësirave Publike po vazhdon renovimin e këndeve të lojërave nëpër lagjet e kryeqytetit, me qëllim krijimin e hapësirave më të bukura dhe më funksionale për fëmijët dhe familjet e Prishtinës.

Të ngjashme